Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat i përgjigjet Ballës me fjalët e Nakes së Portokallisë: Hapu dhe!

Deputeti demokrat i përgjigjet Ballës me fjalët e Nakes së

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar pas deklaratës për media të Taulant Ballës. Balla u shpreh se, "është prokuroria ajo e cila do hetojë mbi autenticitetin e asaj videoje me zë por pa figurë".

Boçi, me fjalët e Nakes së Portokallisë, shkruan; ““Hapu dhe!!!- thërret Nakja i portokallisë.

Ndërsa këta, dora vetë mafia, që kanë kriminalizuar gjithçka në këtë vend, që grabisin çdo ditë, që mbjellin mjerim e që kanë dështuar çdo gjë, këta, nuk na paskan asnjë përgjegjësi?!”.

Reagimi i plotë i Luçiano Boçit:

PAFYTYRËSI PA KUFI

QESHARAKË PA FUND

E pafytyrë fare kjo deklarata e PS-së!!!

Dhe qesharake pa fund, njëkohësisht.

Ne që tregojmë të vërtetën për mafian që drejton vendin, për zullumet e trashura, për varfërimin progresiv, për taksat galopante, për çdo gjë të zezë që ndodh, ne pra sipas këtyre, duam të pengojmë hapjen e negociatave?!!!

“Hapu dhe!!!- thërret Nakja i portokallisë.

Ndërsa këta, dora vetë mafia, që kanë kriminalizuar gjithçka në këtë vend, që grabisin çdo ditë, që mbjellin mjerim e që kanë dështuar çdo gjë, këta, nuk na paskan asnjë përgjegjësi?!!!

“Po mirë mo! - thotë populli me ironi - Ai që vodhi lopën nuk ka ansnjë faj?!!!”

Të fundit