Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat i përgjigjet Ballës me videon e Ramës: Se kjo edukatë na mbajti gjallë

Deputeti demokrat i përgjigjet Ballës me videon e Ramës: Se kjo

Taulant Balla publikoi ditën e sotme videon e kryetarit të PD-së së Gramshit, i cili u përplas me policinë, duke e bërë atë përgjegjës për situatën.

Balla shkruante bashkangjitur videon: “Shikoni dhe dëgjoni Lulzim Bashën e Gramshit....

Dje Partia Demokratike reagoi shumë ashpër kundër Policisë së Shtetit për një arrestim “politik” të Kryetarit të kësaj partie në Gramsh me emrin Elmas Haruni.

Por sot Policia e Shtetit ka sqaruar edhe me pamje incidentin që e bën tërësisht fajtor këtë person.

Policia e shtetit ka sqaruar ngjarjen e ndodhur dje me kreun e Partisë Demokratike të Gramshit Elmas Haruni i cili nuk iu bind urdhërit të forcave blu madje dhe i ofendoi ata.

Në nje deklaratë për median policia bën me dije se mjeti ku udhëtonte Haruni është ndaluar për një kontroll në hyrje të Gramshit, por gjatë kontrollit të dokumentacionit kreu i PD-së ka kundërshtuar dhe ofenduar me një gjuhë rrugaçërore punonjësit e policisë.

Më pas policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan makinën me gjithë personat që ndodheshin brenda.

Pas këtyre pamjeve, pyetja është a do ta tërheqë PD baltën e mbrëmshme?

A duhet zyrtarisht PD të kërkojë ndjesë publike për Lulzim Bashën e Gramshit?”

Komentit të Ballës i është përgjigjur deputeti demokrat Gent Strazimiri. Ai ka publikuar audion e Edi Ramës ku i drejtohet me tone të rënda një qytetari në telefon.

"Se kjo edukate na ka mbajt gjalle"...

P.S. Ne vend te pergjigjes per Edvinin e Librazhdit, qe tani njihet si derrkuci i Toyota Yaris...”, shprehet Strazimiri.

Të fundit