Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat: Mediat e Ramës nuk më bindin! Dy arsyet pse kryeministri i lejon vetes gjithçka

Deputeti demokrat: Mediat e Ramës nuk më bindin! Dy arsyet pse

Deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj ka reaguar pas mbylljes së protestës dhe raportimin e saj në media. Shehaj shprehet se mediat pranë kryeministrit nuk e bindin se është normale që ministri i Brendshëm të qëndrojë në detyrë ndërkohë që vëllai i tij ndodhet në burg.

Reagimi i Agron Shehajt:

Mediat e Ramës nuk më bindin dot as që është normale që ministri i brendshëm të qëndroj në detyrë me vëllain në burg në Itali për trafik droge, as që nuk kishte pjesëmarrje sepse isha aty, kishte protestues nga sheshi Skënderbej deri te kryeministria.

Propaganda qeveritare dhe pushteti ekonomik i Oligarkëve janë arsyeja pse Rama mund t'i lejojë vetes gjithçka, edhe të jetë në pushtet me një qeveri të lidhur me drogën dhe krimin.

 

Të fundit