Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat paralajmëron largime të tjera nga partia: Kemi edhe disa spiunë, do i përzëmë

Deputeti demokrat paralajmëron largime të tjera nga partia: Kemi edhe

Deputeti Myslim Murrizi ka paralajmëruar largime të tjera nga Partia Demokratike. Gjatë debatit me gazetarin Frrok Çupi, Murrizi tha në emisionin ‘360 gradë’ se në parti ka ende disa spiunë, për të cilët po punojnë që t’i largojnë.

“Frrok, kemi dhe ca spiunë aty dhe sa t’i përzëmë më mirë do të bëhet. Kemi dhe ca aty që kanë njohur Haxhi Lleshin, Ramizin, Enverin... Do t’i përzëmë dhe ata dhe të jesh i bindur që do rrish rehat edhe ti”, deklaroi Murrizi.

Kjo deklaratë e deputetit Murrizi bëhet në një moment kur PD është përqëndruar në aksionin kundër mazhorancës dhe po përpiqet të lërë pas përplasjet brenda vetes. Deklarata e Murrizit bie ndesh edhe me thirrjet e kryetarit Lulzim Basha për bashkimin e të gjithë demokratëve.

Të fundit