Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat për kërkesën e presidentit të SHBA në Kongres: A e ka seriozisht Trump

Deputeti demokrat Tritan Shehu përmes një statusi në Facebook ka komentuar fjalën e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, duke e sjell atë në shqip dhe anglisht.

“A e ka seriozisht presidenti Trump!”, kështu e nis shkrimin e tij deputeti demokrat, i cili sjell në kujtesë edhe projekt rezolutën e propozuar nga opozita  për ta votuar në Kuvend e për të ndryshuar votën e Shqipërisë në Asamblenë e OKB-së për Jeruzalemin  duke iu bashkuar kështu vendeve që dolën në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 Ndërkohë në fjalën e tij Trump theksoi se asistenca në dollarë do të shkojë për miqtë e Amerikës dhe jo për armiqtë e saj.

Deklarat e plotë e Tritan Shehut:

A E KA SERIOZISHT PRESIDENTI TRUMP!

Ne pergjigje te disa mermeritjeve kunder Rezolutes se paraqitur nga nje grup deputetesh te Kuvendit tone, ne lidhje me Ceshtjen e Jeruzalemit, po publikoj, ne shqip dhe anglisht, ate qe Presidenti Trump artikuloi mbreme, ne takimin me te rendesishem vjetor politik te gjere ne ShBA:

Muajin e kaluar kam ndërmarrë gjithashtu një veprim të aprovuar unanimisht nga Senati i SHBA vetëm disa muaj më parë. Më pas, dhjetëra vende votuan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kundër të drejtës sovrane të Amerikës për të marrë këtë vendim. Në 2016, taksapaguesit amerikanë me bujari i dërguan këtyre vendeve më shumë se 20 miliardë në ndihmë. Kjo është arsyeja pse sonte po I kërkoj Kongresit të miratojë legjislacionin për të siguruar që dollarët amerikanë të ndihmës së huaj t'u shërbejnë gjithmonë interesave amerikane dhe të shkojnë vetëm tek miqtë e Amerikës, e jo armiqtë e Amerikës.

Donald Trump, fjalimi i State of the Union.

Last month I also took an action endorsed unanimously by the U.S senate, just months before. I afterëards, dozens of countries voted in the United Nations General assembly against America's sovereign right to make this decision. In 2016, American taxpayers generously sent those countries more than 20 billions in aid. That is ëhy tonight I am asking congress to pass legislation to help ensure American foreign assistance dollars alëays serve American interests and only go to friends of America, not ennemies of America

Donald Trump, State of the Union speech

Të fundit