Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat për herë të parë bie dakord me Pjerin Ndreun: Si harruat Tahirin që ju solli në pushtet?!

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ditën e sotme reagoi ashpër ndaj kolegëve të tij teksa u shpreh se në 100 ditët e qeverisë 'Rama 2', arritja më e madhe  është ruajtja e tepsisë.

Ndaj deklaratës së Ndeut se; “Ca qeveritar-uce kane harru se kush i ka sjellë e mban në pushtet”, ka reaguar dhe deputeti demokrat Agron Shehaj. Shehaj shprehet se për herë të parë është dakord me Ndeun.

“Për herë të parë jam dakord me një deputet të PS. Si e harruan Tahirin me shokë që i solli në pushtet? Mos u shqetësoni, është thjesht shfaqje! Nuk e harrojnë ata atë se edhe po të donin, nuk i harron ai!!!”, shkruan Shehaj.

Të fundit