Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat i përgjigjet Spiropalit: Elisa siç mban Ramën për Skënderbe, ngatërron atdheun me hajdutët në krye

Deputeti demokrat i përgjigjet Spiropalit: Elisa siç mban Ramën

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar ndaj komentit të Elisa Spiropalit për takimin e Bashës me zyrtarët holandezë. Basha shprehu shqetësimin e rritjes dhe fuqizimit të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Shqipëri, e nga Shqipëria drejt vendeve të BE, përfshirë Holandën. Por Elisa e quan 'shpifje ndaj atdheut' shqetësimin e Bashës për krimin e organizuar. 

“Elisa siç mban Edi Ramën për Skënderbe, ngatërron atdheun me hajdutët në krye”, shprehet Salianji duke shtuar më tej se “Elisa dhe padroni i saj kanë filluar të barazojnë veten me atdheun”.

REAGIMI I PLOTË I ERVIN SALIANJIT:

Milionat e vjedhura në doganë e kanë bërë Elisën me çanta luksoze por nuk i blejnë dot mend . Ashtu si Elisa mban Edi Ramën për Skënderbe, ashtu ngatërron atdheun me hajdutët në krye të tij.

Grabitën çdo gjë, tani Elisa dhe padroni i saj kanë shqetësim se po e merr vesh tërë bota se si qeverisin ajo dhe padroni i saj, ndaj kanë filluar të barazojnë veten me atdheun.

Elisa është e shqetësuar se një fondacion hollandez i CDA, që ka kontribuar shumë për demokracinë shqiptare, mos merr vesh se sa ka vjedhur Elisa me shokë se pastaj marrin inat Shqipërinë. Rama nuk duhet të trembet dhe shqetësohet, Hollandezët ashtu si dinë të dallojnë bordellot nga Rembrandi ashtu dinë te ndajnë hajdutët nga Shqipëria, të gjithë ata që kanë pak njohuri dhe mënd e dinë se Rama dhe te vetët nuk janë atdheu, nuk janë Shqipëria por mortja që i ka rënë Shqipërisë.

Të fundit