Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat reagon për shkrirjet e ministrive: Një dështim i bashkohet një tjetri

Deputeti demokrat reagon për shkrirjet e ministrive: Një dështim

Ai ka qenë ministër Shëndetësie dhe mjek, dhe në këtë fushë e bën edhe reagimin e parë pas shpalljes së qeverisë Rama 2. Tritan Shehu e quan të papranueshme shkrirjen e Shëndetësisë me Çështjet Sociale, duke e konsideruar të gjithën si një 'bashkim dështimesh'.

Statusi i plotë i Shehut:

“QYTETARE, RUANI VETE SHENDETIN TUAJ, SHENDETESIA NUK ESHTE PRIORITET, AJO PO ZHDUKET EDHE SI NOCION QEVERISES!!

E publikova dje qe per Rilindjen socialiste Shqiperia nuk ka e nuk ka pse te kete Shendetesi!!!

Mbas deshtimit te “Shendetesise Falas” sistemi shendetesor futet ne ca labirinte Qeveritare, ku eshte i destinuar te “tretet” terresisht.

Perberja e Qeverise Rama 2, ku Ministrise se Shendetesise qe deshtoi me shendetesine, i bashkengjitet edhe nje tjeter Mega Sektor po i kaq i deshtuar, ai i ceshtjeve sociale, e konfirmon kete.

Nje model ky krejt i rralle i perdorshem vetem ne vende shume te zhvilluara me strukture shteterore shume larg tones, ose NE VENDET TE AFRIKES QENDRORE KU NUK KA SHERBIM SHENDETESOR!”- shkruan Shehu.

 

Të fundit