Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat shpjegon pse nuk merr pjesë në protestë: Kam qenë vetë biznes i vogël, i di peripecitë...

 

Deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për protestën e sotme të biznesit të vogël në Tiranë. Përveç mbështetjes, duke kujtuar edhe faktin se ai ka qenë vetë pronari i një biznesi të vogël, Shehaj ka treguar edhe arsyen se pse nuk është me protestuesit sot. "Për shkak të një problemi shëndetësor, e kam të pamundur...", shkruan ai pa dhënë detaje të mëtejshme për gjendjen shëndetësore.

Shehaj bën fajtor ministrin Ahmetaj të cilin e quan gënjeshtar kur pretendon se rritja e TVSH nuk i rrit taksat për biznesin e vogël.

Statusi i plotë i Shehajt:

Rama dhe qeveria e tij janë problemi dhe shqetësimi akryesor i bizneseve në Shqipëri.

Iu bashkohem sot bizneseve të vogla në protestën kundër TVSH-së.

Prej ditesh jam i pamundur per arsye te nje problemi shendetesor, por une jam sot me ata biznesmene te vegjel qe protestojne kunder Taksidarit Rama. Kam qene edhe vete biznes i vogel dhe i di peripecite....

Ahmetaj thotë që TVSH nuk do të rrisë taksat mbi biznesin e Vogël.

Ahmetaj gënjen!

TVSH-ja është goditja fatale për 11,500 biznese!

Të fundit