Flash News

KRYESORE

Deputeti ‘don zhuan’ hap arkivat, publikon fotot kur ishte me kaçurrela dhe “qeraste femrat me uiski”

Deputeti i opozitës parlamentare, Kostaq Papa është kthyer shumë vite pas në kohë dhe ka publikuar foto kur ishte i ri dhe me kaçurrela.

“Për ata që duan të shohin foto me kaçurrela po ua plotësojmë dëshirën!

Foto të viteve 1984 në Sarandë, Korçë, Voskopojë,1985 Memaliaj e Korçë,1986Korçë dhe foto si Emigrant në Athinë më 1991 e 1992.

Do pasojnë dhe foto të tjera për të hequr kureshtjen!”, shkruan deputeti, deklarata e të cilit gjatë sesionit të kaluar u bë virale kur tha se “Kur ishte i ri ka qenë një mashkull xhentil dhe se femrat që ka patur në jetë, kur ka qenë me kaçurrela dhe me para, më shumë kanë pirë uiski, dhe pije të mira se sa ujë”.

Të fundit