Flash News

KRYESORE

Deputeti gjerman: Duhet të hapen negociatat me Shqipërinë, por ka shumë reforma për t’u bërë

Deputeti gjerman: Duhet të hapen negociatat me Shqipërinë, por ka

Pas takimit me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deputeti gjerman i CDU-së Mark Hauptman u shpreh në një deklaratë për median se duhet të nisim procesin e negociatave me BE-në. Por ai theksoi se ka shumë reforma për t’u bërë.

Sipas tij ka më shumë reforma për t’u bërë si reforma në drejtësi, reforma kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe kundër emigrimit në Europë.

“Jam i mendimit që duhen hapur negociatat me Shqipërinë sepse për ne ky është vetëm fillimi i zbatimit të reformave. Ndaj dhe unë do rekomandoj hapjen e negociatave.

Ka pasur proces shume të mirë të reformave dhe këtë e kanë parë deputetet gjerman që e kanë vizuar Shqipërinë dhe ata që do e vizitojnë Shqipërinë”- tha ai.

Kujtojmë që një tjetër deputet i parlamentit gjerman, kreu i Komisionit për Zgjerimin e BE-së, Gunther Krichbaum, deklaroi se për Shqipërinë është ende herët.

Të fundit