Flash News

KRYESORE

Deputeti gjerman: Jo negociatat, korrupsioni në nivelet e larta dhe krimi i organizuar janë problemet kryesore në Shqipëri

Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum, thotë e quan si të parakohshëm hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ai ka dhënë një intervistë për gazetën “Der Tagesspiegel”, ndërsa e ka publikuar atë edhe në rrjetin social.

Krichbaum thotë se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë problemet kryesore të Shqipërisë. “Në këtë fazë, mendoj se hapja e negociatave me Shqipërinë është e parakohshme. Korrupsioni në nivelet e larta dhe krimi i organizuar janë problemet kryesore të vendit”, thotë Krichbaum për median gjermane.

Ditën e shtunë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Rama se po dirigjon sulmet ndaj deputetit Krichbaum.

“Me sulmet ndaj Krichbaum, Edi Rama vetëm sa po shton radhët e deputetëve gjermanë në Bungestag që janë pesimistë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vota e të cilëve është e domosdoshme para se qeveria gjermane të japën vendimin e saj për Shqipërinë”, deklaroi Basha. Kryeministri reagoi po të shtunën duke e mohuar jë gjë të tillë.

Të fundit