Flash News

KRYESORE

Deputeti gjerman kusht qeverisë: T’i hiqet imuniteti Saimir Tahirit, drejtësia të mos ndalet para emrave të politikës

Deputeti gjerman kusht qeverisë: T’i hiqet imuniteti Saimir Tahirit,

Thorsten Frei, anëtar i Komisionit për Çështjet e Jashtme dhe Raportues për Shqipërinë në Bundestagun gjerman, në një konferencë për median ditën e sotme është shprehur se ka ndjekur me vëmendje çështjen e Saimir Tahirit dhe se është problem i madh që në Parlament nuk është marrë vendimi për heqjen e imunitetit të tij. Po ashtu, Frei i bën thirrje dhe institucioneve të drejtësisë që të mos ndalen para emrave të politikanëve, të cilët janë të implikuar në çështje të paligjshme.

“Kam ndjekur çështjen e Saimir Tahirir dhe se si është trajtuar. Nga pikëpamja ime është një problem i madh që nuk është arritur në Parlament që të hiqet imuniteti i tij. Përse duhet të mbrohen persona politik, të gjithë janë të barabartë. Ky është një vendim i organeve gjyqësore . Ky rast është vërtet i rëndësishëm kur bëhet fjalë për pyetjet se cilat janë arritjet konkrete në këtë rast, dhe a është Shqipëria në gjendje të mos ndalet në emrat e politikës?”, u shpreh deputet i Bundestagut Gjerman. Frei thekson se reforma zgjedhore është kushti themelor për integrimin në BE.

Të fundit