Flash News

KRYESORE

Deputeti gjerman takon Palokën dhe Spahon: Vetingu në politikë shumë i rëndësishëm

Deputeti gjerman takon Palokën dhe Spahon: Vetingu në politikë

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka dhe kreu i grupit parlamentar, Edmond Spaho, pritën në një takim në selinë blu Stephan Mayer, deputet në Bundestag dhe Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Paloka thotë se lidhur me kërkesën e opozitës për Veting të politikanëve z. Mayer u shpreh qartë: “Vetingu në politikë është shumë i rëndësishëm, kështu merr kuptim dhe vetingu në organet e drejtësisë...””, shkruan Paloka.

Postimi i plotë

Takim me Sekretarin e Shtetit ne Ministrine e Brendeshme Federale te Gjermanise Stephan Mayer.

Mayer: “Vetingu ne politike shume i rendesishem”

Sot ne seline e PD bashke me z. Spaho zhvilluam nje takim me z. Stephan Mayer, deputet ne Bundestag dhe Sekretar Shteti ne Ministrine e Brendeshme Federale te Gjermanise.

Lidhur me kerkesen e opozites per Veting te politikaneve z. Mayer u shpreh qarte:

“Vetingu ne politike eshte shume i rendesishem , keshtu merr kuptim dhe vetingu ne organet e drejtesise...”

 

Të fundit