Flash News

KRYESORE

Deputeti grek ofendime dhe fyerje për Elenin dhe futbollistët shqiptarë: Nuk kishin as këpucë të vishnin

Deputeti grek ofendime dhe fyerje për Elenin dhe futbollistët

Fakti që Eleni Foureira ka përmenduar disa herë që ndihet krenare që është shqiptare, ka revoltuar shumë grekët, deri edhe tek politikanët. Kujtojmë se më herët, për arsye që nuk i dimë, Eleni e ka mohuar që është shqiptare, e ndërsa tani i thotë gjithë botës me krenari për origjinën e saj.

Por kjo ka irrituar deputetin grek Ilias Kasidiaris, i cili me një gjuhë urrejtje dhe fyese ka ofenduar shqiptarët që ia kanë dalë jashtë kufijve të Shqipërisë, përfshirë dhe futbollistët. Kasidiaris është shprehur se shqiptarët nuk janë askush dhe që nuk kishin këpuca në këmbë.

“E shikoni kush janë shqiptarët? Merrni rastin e ‘Eurovisionit’, reklamojmë një këngëtare që nuk thoshte se ishte shqiptare, e të gjithë këta lamashët futbollistë e këngëtarë sapo bëjnë para fillojnë të veshin bluzat e UCK, e të bëjnë simbolet e Shqipërisë së Madhe. Le të shkojnë aty ku ishin askush e nuk kishin këpucë në këmbë. Asnjë bisedë për shqiptarët, asnjë negociatë, derisa të ndalojë politika antigreke e qeverisë shqiptare. Veto greke kërkon Agimi i Artë për të mos vijuar asnjë diskutim me sistemin Rama per integrim në BE”, është shprehur Kasidiaris.

Ndërkohë që deputeti grek flet për supozimet e tij për “politikat antigreke” të shqiptarëve, është ai që po përdor politika anti-shqiptare duke fyer dhe ofenduar një komb të tërë. Zotëria deputet harron se e gjithë “zhurma” për Elenin nga ana e shqiptarëvë është krenari dhe mbështetje nga bashkë-kombasit e saj. Është dashuri për një vajzë shqiptare por vetëm kaq.

 

Të fundit