Flash News

KRYESORE

Deputeti Hasa publikon foton dhe tregon kush ia dha vezët që qëlloi Ramën

Deputeti demokrat Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama në seancën e sotme plenare, ka postuar një foto me dy studente për të cilat thotë se ishin ato të cilat i dhanë vezët.

Në rrjetin social Facebook, deputeti Hasa tregon edhe bisedën e zhvilluar me studente ndërsa i është përgjigjur edhe akuzave të deputetit socialist, Taulant Balla.

Postimi i plotë i Endri Hasës

Këto janë Irisa dhe Diana, studente në fakultetin Shkencave Sociale dhe të shkencave të natyrës. “Një vezë në fytyrën e pacipë të Edi Ramës është detyrë e çdo qytetari që nuk e pranon vjedhjen dhe arrogancën e kryeministrit mashtrues”.- më thanë studentet. Përpara se të më jepnin vezët, Irisa shtoi duke qeshur “Sot je student”.

p.s. Shërbimi i shëmtuar me video dhe pretendime qesharake nuk e shpëton dot Taulant Yaris nga skandali i ri 60 milionë euro i mikut të tij Mond Bego. Më mirë vezë kontrabandë në parlament, sesa kontrabandë cigaresh Made in Librazhd.

Të fundit