Flash News

KRYESORE

Deputeti i Bundestagut gjerman: Rasti i Teatrit Kombëtar do tregojë sa serioz është Rama me anëtarësimin në BE

Raportuesi  i CDU/CSU për Shqipërinë Thorsten Frei ka komentuar ligjin e miratuar nga mazhoranca, që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë për ‘Panorama’ anëtari i Bundestagut gjerman ka vlerësuar vendimin e presidentit Meta, i cili nuk e dekretoi hyrjen në fuqi të ligjit dhe ia riktheu për rishqyrtim parlamentit.

Sipas tij, është e vështirë të qartësosh nëse është në përputhje me Kushtetutën, në një kohë kur Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale. Deputeti thekson se çështja e teatrit është një test i qeverisë Rama për të treguar se sa serioze është ajo me anëtarësimin e Bashkimit Evropian.

“E kam ndjekur rastin. Ngre shumë pyetje në lidhje me ligjin e BE dhe Kushtetutën shqiptare. prandaj, nga këndvështrimi im presidenti Meta me të drejtë e ktheu ligjin përsëri në parlament. Në mënyrë të qartë, është e vështirë të qartësohet rasti mbi sundimin e ligjit pa Gjykatën funksionale. Rasti i tetarit Kombëtar do të tregojë gjithashtu se sa serioz është Edi Rama me anëtarësimin në BE”, u shpreh Frei.

Të fundit