Flash News

KRYESORE

Deputeti i CDU-kolegëve: Të bëjmë kujdes me mesazhet që përcjellim për datën e zgjedhjeve

Deputeti i CDU-kolegëve: Të bëjmë kujdes me mesazhet që

Deputeti i CDU-së, Olav Gutting ka reaguar pas rekomandimit të KE-së për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Ai iu përcjell një mesazh kolegëve të tij, që të bëjnë  kujdes me mesazhet që përcjellin ndaj Shqipërisë, duke marrë si shembull datën e zgjedhjeve.

“Mosmarrëveshjet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm në përcjelljen e mesazheve ndaj Shqipërisë, si për shembull në lidhje me datën e zgjedhjeve”,- shprehet ndër të tjera deputeti. Gutting shton më tej se shqiptarët janë populli më pro BE në rajon ndërsa Gjermania e ka mbështetuar në rrugën e integrimit.

“Mbi të gjitha, Shqipëria është mik dhe partneri ynë, dhe nuk duhet të harrojmë se shqiptarët janë njerëzit më pro BE në rajon, bazuar kjo në të gjitha anketat e Bashkimit Europian. Ne gjithashtu kemi mbështetur Shqipërinë në perspektiven e saj drejt për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Me ndihmën e KfË, por jo vetëm, ne kemi investuar shuma të mëdha në Shqipëri, e cila ka bërë progres mahnitës nga periudha e diktaturës deri tek anëtarësimi në NATO dhe tani vend kandidat për në BE. Së dyti ne duhet të jemi sensitivë në dërgimin e mesazheve nga Gjermani në Shqipëri. Mosmarrëveshjet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm në përcjelljen e mesazheve ndaj Shqipërisë, si për shembull në lidhje me datën e zgjedhjeve”,- shprehet ai.

Kujtojmë që një ditë më parw, reagoi edhe zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, i cili tha se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht nga ato që i janë lënë në 26 qershor të vitit 2018.

https://politiko.al/paralajmeron-keshilltari-i-merkel-ka-sinjale-per-bisedime-mes-bashes-dhe-zyrtareve-te-zgjuar-te-ps-pa-kryeministrin/

Të fundit