Flash News

KRYESORE

Deputeti i CDU mbështet nismën e opozitës: Kemi njoftuar edhe Kancelaren, Shqipërisë i duhet vettingu në politikë

Deputeti i CDU mbështet nismën e opozitës: Kemi njoftuar edhe

Deputeti i Bundestagut gjerman, Andres Lammel, shprehet se Shqipërisë i duhet një vetting në politikë. Gjatë qëndrimit në Tiranë, deputeti i CDU-së tha se lajmin që politika është e përfshirë në krim e kanë pasur prej disa vitesh dhe për këtë është njoftuar edhe kancelarja gjermane.

Lammel theksoi se qytetarët duhet të ketë të drejtën që të kërkojë që këta politikanë të mos jenë të përfshirë në akte kriminale dhe se është e qartë se është një komision që vendos për aktet sesa të rënda janë ato dhe nëse duhet ta dorëzojë deputetët mandatin apo jo.

Deputeti i CDU-së sugjeroi që të dyja palët të ulen sa më parë dhe të implementojnë procesin e vettingut në politikë.

“Lajmet që politika është e përfshirë në krim e kemi prej disa vitesh dhe kemi njoftuar kancelaren gjermane që në Shqipëri duhet të ekzistojnë disa rregulla se si ti largojmë nga politika. Publiku duhet të ketë të drejtën që të kërkojë që këto politikanë të mos jenë të përfshirë në akte kriminale. Është e qartë se është një komision që vendos për aktet sesa të rënda janë ato dhe nëse duhet ta dorëzojë deputetët mandatin apo jo. Mendoj për të dy palët të ulen së bashku sa më parë dhe mendoj se do të jetë në interes të PS-së që të kthejë besimin tek popullata, të ulen sa më shpejt dhe implementojnë procesin e Vettingut në politikë”, deklaroi deputeti i Bundestagut, Andres Lammel.

Të fundit