Flash News

KRYESORE

Deputeti i Dibrës: Të verifikohen nëse janë 13 mijë minatorë, numri mund të jetë fryrë për ta paraqitur si barrë

Deputeti i Dibrës: Të verifikohen nëse janë 13 mijë

Deputeti i Dibrës, Halili Jakimi ka deklaruar në Kuvend se zgjidhja për minatorët është miratimi i statusit dhe jo thjesht kalimi i një projekt-ligji, të cilin e konsideroi si lëmoshë.

“Zgjidhja e problemit të profesioneve të vështira si nëntoka arrihet nëpermjet dhënies së statusit të minatorit dhe aplikimit të skemave profesionale të sigurimeve shoqerore, të financuara me kontribute suplementare dhe të aministruara nga subjekte të specializuara. Për mua si deputet i zonës së Bulqizës nuk do të mjaftonte gjithë dita në parlamenet për të ngritur problemet e minatorëve që ka dekada që ngelen po të njëjtat. Çdo ditë e kaluar është humbje e madhe për minatorët dhe familjet e tyre. Unë po e mbyll këtu diskutimin tim dhe po ju them si kolegë mendojeni dhe njëherë para se ta votoni këtë projekt-ligj pasi jemi duke ju hyrë në hak djersës së tyre. Bëhet fjalë për të ardhmen e qindra qytetarëve. Boll errësirë shohin 8 orë në ditë, 6 ditë të javës, t’ju japim pak dritë shprese”, tha Jakimi.

Deputeti kërkoi nga Instituti i Sigurime Shoqërore të verifikojë nëse është e saktë shifra se në Shqipëri ka mbi 13 mijë minatorë. Sipas tij, dyshimet janë se shifra mund të jetë fryrë për ta paraqitur numrin e lartë si barrë për buxhetin e shtetit kur diskutohet statusi i minatorit.

Halil Jakimi paraqiti edhe disa nga përfitimet që duhet të kenë minatorët me miratimin e statusit.

  1. Statusi u jep pagë dinjitoze të paktën jo më pak se niveli 70 000 -80000 lekë në muaj.
  2. Ne rastet kur minatori humb jetë ne minierë, ti sigurohet pensioni bashkëshortes kur ajo nuk është e punësuar si dhe fëmijeve deri në moshën 18 vjeç, dhe në rast se fëmijët fillojnë arsimin e lartë lë ta vazhdojnë dhe ti mbulohen shpenzimet,te perfitojne pension sa paga minimale kombëtare.

  1. Invalidet e plotë që aksidentohen në marrëdhënie në minierë të perfitojnë direkt statusin pavarsisht viteve te punes.
  2. Kontroll mjekesor falas te pakten 2 here ne vit, ku shpeznimet te paguara nga subjektit.Dhe trajtim te tyre shendestor ne rast se identifikohen qe me semundje qe ka lindur per shkak te profesionit.
  3. Rimbursim te ilaçeve dhe barnave ne masen 100%.
  4. Uljen e moshës së daljes në pension.
  5. Shtesë të masës ne 2% të pensionit mbi pragun e vite të daljes në pension.
  6. Kontributet shtese të paguhen në masën 5 % të ndara 3% nga punëdhenësi dhe 2 % nga punëmarresi.

Të fundit