Flash News

KRYESORE

Deputeti i Kosoves 'imiton' kolegun nga Tirana. Dhuron rrogën për familjet në nevojë dhe Nexhmije Pagarushën

Është i ri, njihet si filantrop, me një karrierë të larmishme në muzikë e tashmë dhe deputeti i Kosovës. Bëhet fjalë për këngëtarin  Labinot Tahiri.

Artisti ka bërë bamirësi të shumta për personat në nevojë. Këtë herë, Tahiri ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se rrogën e tij të deputetit do e dhurojë për disa familje të Suharekës, për të rregulluar problemin me ujin e pijshëm.

Ndërsa një rrogë tjetër të tij, ashtu siç ka premtuar dhe më herët, do ia dhurojë artistes Nexhmie Pagarusha.

“Të dashur qytetarë, sot dua të u’a uroj festen e Kurban Bajramit, dua dhe një kohësisht, të ju njoftojë juve dhe banorët e qytetit të Suharekës, se për ngjarjen që ndodhi ditë me parë përshkak gjendjes se shiut, i cili tani u’a k’ a bërë të pa mundur qytetarëve, ose banorëve të disa zonave që mos t’a kenë mundesinë që t’a përdorin ujin e Pijshëm! Unë po pres qê nesër të dërgoj si donacion dy shlepera me ujë të pijshëm afro 50 paleta të mëdhaja! Arsyeja është që të gjithë nga pak të solidarizohemi për njeri tjetrin. Kjo është dhuratë nga rroga ime e Deputetit! Pra këtë muaj, dua të i’a kushtoj Suharekës? Rrogën tjetër dua që t’ia dhuroj Bilbilit dhe ikonës Shqiptare, Znj. ‘Nexhmie Pagarushes”, ka shkruar Labi në profilin e tij në Instagram.

Ka qene deputeti demokrat Agron Shehaj qe ka dhuruar para disa muajsh rrogen e tij mujore pergjate gjithe mandatit per nje famije te varfer kuksiane. Nje akt qe u mireprit gjeresisht.

 

Të fundit