Flash News

KRYESORE

Deputeti i LSI komenton 'Ligjin e Teatrit': Nëse Meta nuk e dekreton, Ruçi do u prish pushimet deputetëve të PS

Deputeti i LSI  komenton 'Ligjin e Teatrit': Nëse Meta nuk e

Deputeti i LSI-së, Nasip Naço ka folur në lidhje me vendimin e mundshëm të Presidentit Meta sa i takon Ligjit për shembjen e Teatrit.

Naço parashikon se nëse Meta nuk dekreton ligjin për Teatrin, Gramoz Ruçi do të mbledhë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme për ta kaluar atë, duke i detyruar kështu deputetët të kthehen nga pushimet.

Gojët e liga thonë se do të kthehen nga pushimet nëse Presidenti do kthejë ligjin për teatrin. Ata janë të interesuar dhe të jeni të bindur që do vijnë dhe për reformën në drejtësi nuk janë të interesuar, sepse ata kanë mesinë mbi tokë, Edi Ramën”, ka sqaruar ai për televizionin ‘Ora News’.

Nga ana tjetër, ai ka ka bërë thirrje që palët të ulën të negociojnë për t’i dhënë një zgjidhje projekt/ligjit për magjistratët e rinjë,por jo duke bërë pazare.

“Klasa politike i ka të gjitha mundësitë që të ulet të negociojë dhe të japë një zgjidhje kushtetuese dhe ligjore. Jo për të bërë pazare, por për të gjetur një zgjidhje kushtetuese dhe ligjore”, ka përfunduar Naço.

Të fundit