Flash News

KRYESORE

Deputeti i LSI-së nga Kuvendi: Ne politikanët do e çojmë Shqipërinë në Europë

Deputeti i LSI-së nga Kuvendi: Ne politikanët do e çojmë

Deputeti i LSI-së, Enver Roshi, në fjalën e mbajtur në Parlament ka reaguar për sulmet dhe kërcënimet e deputetit Ralf Gjoni (që u sulmua sot me bojë) dhe Ligoraq Karamelo (që denoncoi kërcënimin me jetë).

“Kërkoj që autoritetet të marrin masa që të mbështeten deputetët e rinj dhe mos kërcënohen më. Sot ne duhet të ndihemi të lirë në vendimmarrjen tonë. I kërkoj edhe grupeve parlamentare dhe kryesisë së Kuvendit të solidarizohen për çdo rast kur qytetarëve iu cënohen të drejtat”, shprehet Roshi.

Roshi gjithashtu ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të arrijnë në përfundime se pse ndodhi helmimi në Bulqizë dhe të rritet vëmendja për sigurinë e nxënësve.

“Ne politikanët do e çojmë Shqipërinë në Europë”, shton Roshi, duke iu rikthyer nevojës për siguri të deputetëve të rinj.

Të fundit