Flash News

KRYESORE

Deputeti i LSI-së uron Fatos Nanon për ditëlindje: Jetofsh gjatë e gëzofsh sa të jetosh!

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, feston sot ditëlindjen.

Deputeti i LSI-së Luan Rama ka zgjedhur ta urojë në rrjetin social Facebook ku ka postuar edhe një foto të realizuar në vitin 2000.

“Gëzuar ditëlindjen Fatos Nano!

Jetofsh gjatë e gëzofsh sa të jetosh!

Dhe në vend të kartolinës, këtë foto të 16 shtatorit të vitit 2000, si kujtim nga ajo kohë kur drejtonim Partinë Socialiste, dhe kur ditëlindjen tënde nisnim t’a festonim gjithnjë nga Pezën lavdimadhe e historisë së antifashizmit...”, shkruan Luan Rama.

 

Të fundit