Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Deputeti i Merkel: Pa njohjen e pavarësisë së Kosovës, s’ka anëtarësim në BE të Serbisë
Deputeti i partisë CDU (partia e kancelares Angela Merkel), Peter Beyer ka qenë gjatë vizitës së tij në Beograd dhe Prishtinë shumë i qartë: Gjermania është kundër ndryshimit apo korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Por ajo që ka lënë edhe më shumë përshtypje në mediat serbe është deklarata e Peter Beyer se njohja e Kosovës është kusht për Serbinë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Mediat serbe e kanë quajtur këtë si "dush i ftohtë për Beogradin", sepse asnjë politikan tjetër evropian nuk e ka thënë kaq hapur një kërkesë të tillë në Beograd. Në media thuhet se "deputeti i Merkelit e ka thënë shumë qartë se Serbia nuk mud të anëtarësohet në BE pa njohjen e Kosovës".
Autoritetet serbe pa komente
Kjo deklaratë duket se i ka gjetur të papërgatitur politikanët serbë. Ndaj ata kanë vendosur të heshtin. Kryeministrja Ana Brnabiq deklaroi pas takimit me Peter Beyer, se pika e vetme ku Gjermania dhe Serbia nuk pajtohen është çështja e Kosovës. Por ajo nuk i komentoi kërkesat e deputetit gjerman. Të kujdesshëm në deklaratat për DW janë edhe analistët serbë. Ata nënvizojnë se nga Evropa deri tani nuk ka ardhur politikisht kërkesa për njohjen e Kosovës, si kusht për anëtarësim në BE. Peter Beyer është i pari që e tha kaq qartë se ky është kushti, gjë që nuk është në harmoni me disa qëndrime të mëparshme të disa politikanëve amerikanë dhe evropianë, të cilët nuk e kanë hedhur poshtë as idenë e ndryshimit të kufijve.
Bashkëpunëtori i Qendrës për Çështje Ndërkombëtare dhe Sigurinë (ISAC), Igor Novakoviq thotë se duhet pritur të shihet nëse qëndrimi i deputetit Beyer është personal apo qëndrim i Berlinit zyrtar. Deri tani nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar nga institucionet evropiane në Bruksel.
Fati i dialogut
Beyer ishte i pari që në Beograd e ndërlidhi publikisht normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, me anëtarësimin e Serbisë në BE, thotë për DW Dragan Gjukanoviq, nënkryetar i Qendrës për Politikën e Jashtme. "Duket se SHBA po përfshihet gjithnjë e më shumë në këtë proces. Është menduar se do të kërkohet nga Serbia njohja e Kosovës. Por kërkesa e paraqitur nga deputeti gjerman do të sfidojë edhe vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sepse Beogradi ka pohuar deri tani se linja e kuqe e Serbisë është kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës", thotë Gjukanoviq.
Igor Novakoviq mendon se Beogradi do të insistojë gjithnjë e më shumë për ripërcaktimin apo korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe do të heqë dorë nga kërkesat e mëparshme që të mos njohë pavarësinë e Kosovës, si kusht për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd. Beyer ka deklaurar se ndryshimi i kufijve nuk është i pranueshëm për Gjermaninë, por Igor Novakoviq mendon se kjo ide ende nuk është hedhur poshtë nga vendet e tjera të BE.
„Ka vende në BE që e mbështesin këtë ide", thotë ai duke shtuar se pas hapjes zyrtare të një mundësie të tillë pritet edhe qëndrimi zyrtar i BE-së.
SHBA do të vendosë?
Dragan Gjukanoviq është i bindur se çështja e Kosovës do të varet gjithnjë e më shumë nga SHBA. Po sa mund të ndikojë Uashingtoni në qëndrimin gjerman?
SHBA ka një pozitë të fuqishme në këtë proces, mendon Gjukanoviq, ndonëse BE është ndërmejtësuese në dialog. „Shumëçka varet nga ofensiva e paralajmëruar diplomatike dhe përfshirja eventuale e SHBA në proces. Mendoj se kjo është më e rëndësishme se qëndrimi i Brukselit apo i Berlinit. Qëndrimi i Gjermanisë është me rëndësi, por mendoj se pas marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, SHBA do të insistojë që të zgjidhet edhe çështja e Kosovës", pohon Gjukanoviq. Ndërsa Igor Novakoviq mendon se në administratën amerikane ka vërtet një ndryshim klime sa i përket kufijve të jashtëm. "Por mbetet kontestuese nëse kjo ide vërtet do të mund të realizohet", thotë ai.
Fundi i rrugës evropiane?
Autoritetet serbe do të kenë probleme të mëdha që opinionit t'ia shpjegojnë se çfarë do të ndodhë me integrimet evropiane, nëse edhe zyrtarisht kërkohet njohja e Kosovës. Beogradi thotë se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. A mund të konsiderohet pra se procesi i integrimeve evropiane për Serbinë ka përfunduar?
Nuk jam i sigurt, mendon Novakoviq. "Në Evropë në të ardhmen do të ketë ndryshime politike, pas zgjedhjeve të ardhshme. Ndaj është e mundur që të ketë modifikime edhe në procesin e afrimit me BE-në. Dyshoj se Serbia mund të ndalë procesin e integrimeve evropiane, për shkak të një deklarate të deputetit Beyer", mendon ai.
Optimist është edhe Dragan Gjukanoviq, i cili shpreson se palët do të gjejnë një kompromis. "Besoj se mund të gjendet një zgjidhje me të cilën do të ishin të kënaqura palët. Unë pres që të gjendet një zgjidhje kreative që do të çojë deri tek normalizimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, në mënyrë që të vazhdojë rruga e integrimeve evropiane", pohon Igor Novakoviq. Ai sugjeron që Serbia të jetë e qetë në reagime, të vazhdojë dialogun dhe komunikimin me Brukselin, Berlinin dhe me vendet tjera anëtare të BE-së./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38