Flash News

KRYESORE

Deputeti i opozitës Adriatik Alimadhi me koronavirus, dërgohet te Spitali Infektiv

Deputeti i opozitës Adriatik Alimadhi me koronavirus, dërgohet te

Deputeti i opozitës, Adriatik Alimadhi së bashku me bashkëshorten e tij është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Ndërkohë, pasditen e të premtes, sipas Ora News, deputeti Alimadhi ka pasur komplikacione dhe është dërguar në Spitalin Infektiv për trajtim të specializuar. Ndërkohë, më herët gjatë ditës, Adriatik Alimadhi me anë të një reagimi në rrjetet sociale, duke lajmëruar se ishte me COVID-19, akuzonte kryeministrin Edi Rama për mungesë vëmendje.

"Ne po përballemi vetëm në këtë mënyrë gati prej një jave, unë së bashku me bashkëshorten po e bëjmë me radhë, e pi unë një paracetamol i pari, dhe i bëj shërbimin asaj. Më pas e pi ajo paracetamolin dhe më bën ajo mua shërbim. Këtë e bëjmë në 4-5 orë. Po të ishte për interesim nga ju do të kishim vdekur, prandaj mos na gënjeni dhe mos na mashtroni".

Megjithatë Rama u përgjigj deputetit duke i uruar shërim, ndërsa e këshilloi që të ndiqte këshillat e mjekëve. “I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!”.

Të fundit