Flash News

KRYESORE

Deputeti i opozitës: Shëndoshem gjatë fushatës elektorale, kam ndjekur shembullin e Ilir Metës për të humbur peshë

Shpesh disa personave u ndodh që gjatë periudhave të ngarkuara me punë të marrin peshë dhe jo të dobësohen siç ndodh me pjesën tjetër të njerëzve.

Deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari ka treguar se gjatë kohës së fushatës elektorale i ndodh që të shëndoshet dhe të marrë disa kilogram më tepër se pesha trupore e tij, ndërsa pas kësaj periudhe rikthehet në normalitet.

“Zakonisht me mua ndodh shpesh që pasi mbaron fushata humb disa kg, pasi gjatë fushatës gjatë aktiviteteve të ndryshme të bëjnë të marrësh pak peshë, pasi edhe stresi. Tani mendoj se jam mirë”, u shpreh deputeti i LSI në emisionin e mëngjesit “Kafein”.

I pyetur nëse ndjek me rigorozitet dietën e presidentit Ilir Meta për të rënë në peshë, deputeti tha se merr shembull referuar aktiviteteve të shumta fizike që bën, sidomos në natyrë.

“ Jo, nuk është çështje diete, pasi e kam ndjekur nga mediat edhe presidentin që bën aktivitet fizik dhe mendoj se ajo është pjesa më kryesore, pasi regjimi fizik është shumë i rëndësishëm”, tha deputeti.

Të fundit