Flash News

KRYESORE

Deputeti i opozitës thërret në interpelancë Sandër Lleshin: Llogari për rritjen e kriminalitetit dhe lidhjet e politikës me krimin

Deputeti i opozitës thërret në interpelancë Sandër

Deputeti Nard Ndoka ka njoftuar se ka depozituar në Kuvend kërkesën për një interpelancë me Sandër Lleshin, drejtuesin e ministrisë së brendshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ndoka thotë se interpelanca do të zhvillohet “Mbi rritjen e kriminalitetit në vend dhe lidhjet e politikës me krimin”.

Postimi i plotë i Nard Ndokës

Si do të kontrollohet institucioni i Ministrisë së Brendshme nga Kuvendi i Shqipërise?!

Kam paraqitur në Kuvend, kërkesën për interpelancë me Ministrin e Brendshëm: “Mbi rritjen e kriminalitetit në vend dhe lidhjet e politikës me krimin”.

Nuk ka Ministër në detyrë, nuk ka kontroll parlamentar, nuk ka seancë pyetjesh e interpelace, nuk ka debat; por ka vetëm Ramë!

Të fundit