Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Deputeti i opozitës zbardh prapaskenat e rezolutës për ‘Al Jazeera-n’: Rama ndryshoi mendje, s'e shkarkon Ilir Metën
Një deputet i opozitës parlamentare zbardh detaje mbi rezolutën që pritet të miratohet sot në Kuvend, pas pesë orësh mocion me debat, lidhur me shfuqizimin e dekretit të presidentit për zgjedhjet vendore.
Në një prononcim për të njohurën ‘Al Jazeera’, deputeti, i cili nuk ka dashur të identifikohet, deklaron se Rama nuk e shkarkon sot presidentin Meta, pavarësisht thirrjeve në publik “se e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e presidentit”.
“Rama ka qenë shpërfillës. Pasi Meta shfuqizoi dekretin për zgjedhjet lokale, ai kërkoi mocion me debat në parlament për të shkarkuar presidentin. Ky votim është planifikuar për të enjten, por Rama duket se ka pasur një lloj devijimi.
"Tani për tani [Rama] nuk do të përpiqet [ta shkarkojë presidentin]," tha një deputet i opozitës i cili kërkoi të mos përmendet për Al Jazeera.
"Ai ka propozuar një projekt-rezolutë që askund nuk përmend shkarkimi i presidentit dhe thjesht i bën thirrje presidentit të respektojë kushtetutën".
Rama kontrollon direkt 75 deputetë. Ai ka nevojë për 94 për një rezolutë që e zëvendëson presidentin sipas ligjeve në fuqi. Por ka një pengesë tjetër.
"Për të shkarkuar presidentin, rezoluta e parlamentit duhet të miratohet nga Gjykata Kushtetuese, kështu që nuk do të ndodhë gjithsesi", shtoi deputeti i opozitës.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk është funksionale për më shumë se 18 muaj për shkak të procesit të vettingut mbi burimet e pasurisë së gjykatësve.
Rama u zotua për pastrimin e gjyqësorit në mandatin e tij të dytë, pasi u shfaqën akuzat e gjyqtarëve që merrnin ryshfete. Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë mbështetur hetimin.
"Ajo që ishte e papritur për ne ishte të shihnim që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk e kaluan procesin e verifikimit, pasi u konstatuan se nuk e kishin justifikuar pasurinë e tyre. Disa gjithashtu nuk ishin profesionalisht të përgatitur mirë, disa rezultuan se kishin lidhje me krimin e organizuar ", tha kreu i grupit të PS, Taulant Balla për Al Jazeera.
Ai tha se gjykata duhet të ishte funksionale që në maj, por kjo nuk ka ndodhur.
Nga ana tjetër, Meta thotë se caktimi i datës për zgjedhjet lokale është tagër i veçantë kushtetues i presidentit”, thuhet ndër të tjera në artikullin “Asnjë kompromis mes klasës politike në Shqipëri”.