Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD akuza për shpifje dy mediave të majta: Elementët kriminalë i ka rekrutuar të gjithë qeveria juaj si "rilindas”

“PD rekruton persona problematikë në Qarkun e Lezhës. Urdhëri: Të enjten shpërtheni Parlamentin!”, ky është titulli i njëjtë i një artikulli të botuar te mediat e majta, Tema dhe Shqiptarja.com, që ka ngjallur reagimin e deputetit Gent Strazimiri.

Deputeti mohon kategorikisht të ketë qenë në Lezhë dje, dhe këtë e dëshmojnë pas tij, lidhjet live nga gjykata në Tiranë, në mbështetje të protestuesve të arrestuar.

“Edhe po të kisha qenë në Lezhë shoku Mjerim, do ta kisha të pamundur të takoja elementë kriminalë sepse i ka rekrutuar të gjithë qevërria jote si "rilindas", siç e denoncon edhe "Zëri i Amerikës" përmes publikimit të dosjes 339!

Bëj gati paratë e shpifjes”, u përgjigjet më tej mediave të majta, Strazimiri.

Reagimi i Gent Strazimirit në Facebook:

Mjero!

Ditën e djeshme, Gent Strazimiri ka qenë gjithë ditën live para kamerave në Tiranë, fillimisht në gjykatë në mbështetje të "personave problematikë", kryesisht invalidë, që "prishën imazhin e vendit", që domethënë syfetin tënd. E më tej në konferencë shtypi po ashtu "live", për t'u treguar shqiptarëve syfetin tënd me fjalët e "Zërit të Amerikës"...

Edhe po të kisha qenë në Lezhë shoku Mjerim, do ta kisha të pamundur të takoja elementë kriminalë sepse i ka rekrutuar të gjithë qevërria jote si "rilindas", siç e denoncon edhe "Zëri i Amerikës" përmes publikimit të dosjes 339!

Bëj gati paratë e shpifjes!!!

Të fundit