Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD: Bonusi nuk është zgjidhja, shqiptarët duan mundësi për fëmijët

Deputeti i PD: Bonusi nuk është zgjidhja, shqiptarët duan

Deputeti i PD, Agron Shehaj deklaron se nuk është zgjidhje bonusi që qeveria do të japë për çdo fëmijë që lind në 2019-ën, pasi shqiptarët po kërkojnë mundësi për pasardhësit e tyre.

“Bonusi nuk është zgjidhja, shqiptarët duan mundësi për fëmijët. Një urim të veçantë këtë fillim viti për të gjitha familjet që presin fëmijë dhe atyre që duan të lindin fëmijë. Qoftë ky vit plot shëndet dhe mbarësi për ta. E ardhmja e pasigurtë është arsyeja kryesore që shumë shqiptarë kanë zgjedhur të mos kenë ose të kenë vetëm një fëmijë. Ndërsa e ardhmja e pasigurt e fëmijëve është arsyeja kryesore e migrimit të shumë shqiptarëve”, shkruan Shehaj.

Sipas Shehajt, “çdo fëmijë që vjen në jetë sot në Shqipëri e pret një borxh gati 3500 euro nga huatë dhe koncesionet e qeverisë, e pret një arsim mediokër dhe një shëndetësi që lëngon, ndërkohë që kur të rritet ka të garantuar vetëm mungesën e mundësive dhe papunësinë.”

“Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më. Ndaj këtë vit duhet të punojmë të gjithë bashkë për të ndryshuar gjendjen për fëmijët tanë. 2019 duhet të jetë hapi i parë për një të ardhme më të mirë dhe të sigurt për fëmijët tanë. Një Shqipëri për të gjithë”, shkruan deputeti demokrat.

Të fundit