Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD denoncon me video: Shihni si gjelbëron hashashi në Vlorë!

Deputeti i PD denoncon me video: Shihni si gjelbëron hashashi në

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar një video, nga ku shihen se si lihen nga policia plantacionet e mbjella me bime narkotike.

Deputeti e publikon videon me zë, për të vërtetuar se video është xhiruar ditët e fundit dhe jo të aludohet se i përket një viti më parë.

“FRESKIA E HASHASHIT!

Gjelbërimi me hashash vazhdon!

Pamje nga Vlora.

Kjo është një video të cilën një mik ma postoi si dëshmi tronditëse të kriminalizimit të vendit.

Shiheni me kujdes!

E shoqëron me fjalë vetë, ku përcakton qartë dhe ditën me qëllim që “laboratori” i Ramës mos ta nxjerrë se është e vitit të kaluar!

Hashash, drogë, krim, vrasje, grabitje prone publike e jo vetëm.

Kjo është pamja e jetës “së lumtur” në vendin tonë ku ndërtohet banditizmi me forcat .... e qeverisë!”, shkruan Boçi në rrjetet sociale.

Të fundit