Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD: Doni te kuptoni si po funksion Vettingu pas shkarkimit të Artan Brocit? Ja shembulli

Deputeti i PD: Doni te kuptoni si po funksion Vettingu pas shkarkimit të

Ditën e djeshme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi Artan Brocin, anëtarin e radhës së Gjykatës së Lartë, pasi hetimi administrativ i KPK i kishte gjetur disa shkelje dhe dyshime mbi pasurinë e tij.

Shkarkimi i tij solli shumë reagime nga opozita, referuar edhe nga kontensimi i disa gjyqtarëve që KPK i ka rikonfirmuar në detyrë, duke e cilësuar procesin selektiv.

Deputeti i PD, Gjemal Xhunkshi ka bërë një krahasim mes Brocit, vëllait të dëshmorit të demokracisë, Arben Broci, si dhe gjyqtarit Ardian Dvorani, i cili pak ditë më parë u konfirmua në detyrë.

“U shkarkua Artan Broci vllai i dëshmorit të Demokracisë Arben Brocit të 2 Prillit, dhe mbajtja në Gjykatën e Lartë e ushtarit dhe hetuesit të Ramizit, Xhafajt dhe Partisë së Punës Ardian Dvorani është vetë thelbi i Vettingut.

P.s. Ardian Dvorani ka qënë prokurori që një ditë pas krijimit të PD , partisë së parë opozitare në vend, pas 45 vitesh në diktaturë, akuzoi për terrorizëm dhe kërkoi 15 vjet burg për shkodranët që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës. Më 13 dhjetor 1990, me zellin e shërbëtorit ndaj partisë, Ardian Dvorani akuzoi qytetarët e pafajshëm shkodranë që kërkonin demokraci për akte terroriste kundër pushtetit popullor”, shkruan deputeti demokrat në rrjetet sociale.

Të fundit