Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD i shqetësuar për Shkodrën: Papunësia mbi 40%, forcat e reja intelektuale po largohen

Deputeti i PD-së, Romeo Gurakuqi ka shprehur shqetësimin për situatën e rënduar në të cilën është lënë qyteti i Shkodrës. Ai thekson se papunësia në kryeqendrën e veriut është mbi 40%, ekonomia është në prag të kolapsit dhe kjo po sjell largimin e forcave të reja intelektuale.

Deputeti demokrat akuzon politikanët se vendet e punës i mbushin me të përzgjedhurit e tyre, pak rëndësi ka nëse i përmbushin apo jo kriteret.

Gurakuqi kërkon krijimin e një Këshilli të Konsulencës Teknike Komunitare për Zhvillimin e Shkodrës, për t’i dhënë fund harresës së qeverisë.

Reagimi:

Forcat e reja intelektuale po largohen nga qyteti i Shkodrës nga dita në ditë. Ekonomia është në prag të kolapsit. Investimet janë në nivelin zero. Papunësia kalon shifrat mbi 40%.

Institucionet shtëtërore të të gjitha niveleve nuk po tregojnë asnjë kujdes me ndonjë program special, për mbajtjen e atyre pak të rinjve, qe kanë mbetur në qendrën tonë qytetare. Nuk kemi dijeni për ekzistencën e politikave speciale të punësimit, që mund ti japin prioritet teknicienëve të rinj të shkolluar brenda ose jashtë vendit me ekselencë. Vendet e punës janë për të përzgjedhurit e politikës, pak rëndësi nëse plotësojnë apo jo kritereret, pak rëndësi nëse kanë investuar apo jo gjatë viteve të shkollimit të tyre në drejtim të formimit intelektual.Mjafton që ata të pranojnë të përfshihen në një skemë servitore për mbijetesën në drejtim të urdhërdhënësve dhe të kenë dhënë prova të perkushtimit maksimal ndaj tyre.

A është menduar ndoonjëherë të zbatohet një program elektoral për kthimin e të shkolluarve nga qyteti i Shkodrës dhe krahinës nga universitetet e huaja, në vendlindje?

Shkodra dhe krahina kanë nevojë urgjente për një ndërhyrje të programuar me investime themelore, që duhet të fillojnë nga kryeqendra drejt zonave që kanë nevojë për një frymemarrje të bashkerenduar me frymemarrjen e qendrës së vet historike. Nuk mund të lejohet më edhe një katervjecar tjetër diskriminues ndaj saj në aspektin e investimeve dhe krijimit të shanseve të barabarta në zhvillimin krahinor.

Qeveria cilado qoftë, duhet të ndalet dhe të mos vazhdojë më me politikat pararendëse.

Përfaqësuesit e Shkodrës në pushtet janë para sfidës, që të bëjnë pjesën e vet pa përkulje: janë vetëm përballë një alternativë: të qendrojnë duke i shërbyer në radhë të parë publikut, pa asnjë kompromis në interesat e pozicionit të barabartë të Shkodrës në Shqipëri.

Situata e investimeve është alarmante.

Ndërkohe i bëj thirrje ekzekutivit krahinor për krijimin e një Këshilli të Konsulencës Teknike Komunitare për Zhvillimin e saj, si organ konsultativ, për emergjencë për drejtimin e punëve me objektiv të qartë për rimëkëmbjen e mendimit strategjik dhe planifikimin e menaxhimit administrativ.

Politika e lënies në heshtje, pa orientim e këtij qyteti, dikur kryeqendra e vendit duhet të marrë fund.

Të fundit