Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD ironizon me mbrojtjen që Rama i bëri Tahirit: Lajmi është se Saimiri e kaloi ‘edvingun’

Deputeti i PD ironizon me mbrojtjen që Rama i bëri Tahirit: Lajmi

Kryeministri Rama theksoi gjatë konferencës për shtyp me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherini se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka asnjë provë që implikon ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri rreth akuzave për bashkëpunimin me grupin Habilajve.

Referuar deklaratave të kryeministrit, ka reaguar deputeti i Partise Demokratike, Gent Strazimiri. Ai shtron pyetjen se sa kohë do të kishte rezistuar një kryeministër evropian, nëse një ministër i kabinetit të tij do të kapej duke komunikuar me trafikantë droge, ndërsa shton se:” Lajmi i sotëm është: Sajmir Tahiri e ka kaluar 'edvingun', ata që kërkuan arrestimin e tij....Jo”.

Statusi i plotë:

Sipas "standardeve evropiane", sa minuta do kishte qëndruar në politikë një Kryeministër të cilit antimafia italiane i ka kapur ministrin e brendshëm në komunikoim me trafikantët e drogës?

"Në komunikim", jo në makinën AA 003 GB!!!!!!!

Kaq seriozisht na marrin, kaq "historik" është rekomandimi, kaq "afër Evropës" jemi në të vërtetë!

Lajmi i sotmëm është: Sajmir Tahiri e ka kaluar "edvingun", ata që kërkuan arrestimin e tij....JO!!!

Të fundit