Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD ka një ide për të përmendurit në Raportin e “Freedom House”: kërkojini llogari DASh

Deputeti i PD ka një ide për të përmendurit në Raportin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho e ka konsideruar raportin e “Freedom House” si punë sipërfaqësore dhe tregues se Shqipëria ka shumë pak rëndësi për këtë organizatë.

Në raportin e publikuar dje, “Freedom House” godiste fortë presidentin Ilir Meta, i cili përshkruhej si “simbol i korrupsionit” dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, si person i lidhur me bandat kriminale. Ndërkohë, Spaho u sugjeron të prekurve nga ky raport që t’i shkruajnë vetë “Freedom House” dhe Departamentit Amerikan të Shtetit dhe “të kërkojnë sqarime përse subjektivizmi dhe interesat personale të një individi duhet të paraqiten si raport i lëshuar nga kjo organizatë”, dukje vënë në dyshim integritetin e Blendi Kajsiut, hartues i raportit.

Spaho thekson se “Freedom House” duhet të garantojë integritetin dhe seriozitetin e raportit.

“Kjo tregon se sa rëndësi ka për ta Shqipëria dhe çfarë pune të sipërfaqeshme bëjnë. Në të vërtetë të gjithë ata të cilët preken nga ky raport duhet t’i shkruajnë “Freedom House” dhe Departamentit të Shtetit ku të kërkojnë sqarime se përse subjektivizmi dhe interesat personale të një individi duhet të paraqiten si raport i lëshuar nga kjo organizatë. Pavarësisht shënimit që vendoset në raport, ai publikohet nga “Freedom House” kështu që ajo duhet të garantojë integritetin dhe seriozitetin e raportit”, shkruan Spaho.

Sa i përket opozitës, raporti nuk merrej specifikisht me ndonjë individ, por e kritikonte dhe e akuzonte se kishte penguar reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi me bojkotin ndaj Kuvendit.

Kush është hartuesi i raportit të “Freedom House” që goditi ashpër qeverinë dhe presidentin

Të fundit