Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD kërkon votën për Gjermaninë dhe jo për Belgjikën: Do përbëjë skandal tjetër të kësaj qeverie

Deputeti i PD kërkon votën për Gjermaninë dhe jo për

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho e konsideron skandal të madh vendimin e qeverisë shqiptare për të mbështetur kandidaturën e Belgjikës si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërkohë që në garë është edhe Gjermania.

“Unë shpresoj që deklarimi se Shqipëria do votojë për Belgjikën të mos jetë i vërtetë. Nëse votojmë për Belgjikën në kushtet kur Gjermania kërkon votën tonë do të përbëjë një skandal tjetër të madh të kësaj qeverie. Por tani jemi mësuar me skandalet e Edi Ramës dhe marrëzia është kthyer në normalitet”, shkruan Spaho.

Gjithsesi, duhet theksuar se Belgjika dhe Gjermania kanë mbetur dy kandidatet e vetme në garë për dy vendet në Këshillin e Sigurimit, pasi Izraeli e ka tërhequr kandidaturën. Në këto kushte, zgjedhja e Belgjikës dhe Gjermanisë është thjesht procedurë.

Gjermania, Belgjika dhe Izraeli në garë për postin e rëndësishëm në OKB, Rama tregon se për kë do të shkojë vota e Shqipërisë

Të fundit