Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD kritika myftiut të Tiranës: Mos u habisni nëse e shihni në listat e PS

Deputeti i PD kritika myftiut të Tiranës: Mos u habisni nëse e

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka kritikuar myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, për qëndrimet e tij publike, të cilat i konsideron të njëjta me ato të Partisë Socialiste.

Spaho ka publikuar një artikull të gazetës ‘Rilindja Demokratike’, ku Gurra quhet vegël e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar Taulant Balla. Ai thekson se nuk duhet të habitemi nëse Gurra vendoset si kandidat për deputet në të ardhmen në listat e PS.

“Mos u habisni sepse Myftinia e Elbasanit vendosi një kandidat nga radhët e saj në listat për deputet të PS në këtë qark. Dhe të mendosh që nëna e PS, PPSH, zhduku kishat e xhamitë. Për fat teë keq, jo populli shqiptar, por drejtuesit e tij kanë memorie të vogël, e diktuar nga interesa personale kur i bëjnë fresk komunizmit. Turp ku kemi katandisur”, shkruan Spaho.

Erion Veliaj zgjedh Sokol Ballën si gazetarin e preferuar: TV plot me gjithologë; të rrallë janë ata që bëjnë atë që thonë

Të fundit