Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD kundër ambasadores: Po gënjen, vizat mund të rikthehen shumë lehtë

Deputeti i PD kundër ambasadores: Po gënjen, vizat mund të

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratës së bërë nga ambasadorja shqiptare në Holandë, se nuk ekziston rreziku i rikthimit të vizave për Shqipërinë.

Shehaj thekson se rikthimi i vizave mund të ndodh me kërkesën e një shteti të vetëm. Ai kërkon nga qeveria që të shkëpusë lidhjet me krimin dhe të mos i mbajë shpresat tek burokracia e BE-së.

Reagimi i Agron Shehajt:

Komisioni Europian mund të bllokojë menjëherë lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Mjafton kërkesa e një shteti të vetëm!

Ambasadorja shqiptare në hollandë gënjeu kur tha që raporti nuk ekziston dhe që nuk mjafton një vend për të bllokuar lëvizjen pa visa! Linku i mëposhtëm tregon sesa lehtë mund ta bllokojë një shtet i vetëm lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

Qeveria duhet të shkëpusë lidhjet, të luftojë krimin dhe drogën dhe të mos i mbajë shpresat tek burokracia e BE-së!

Të fundit