Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD mesazh Ilir Metës për vendimin për teatrin: Më në fund e bëre një gjë të mirë

Deputeti i PD mesazh Ilir Metës për vendimin për teatrin: Më

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka përshëndetur vendimin e presidentit Ilir Meta për të mosdekretuar ligjin e Partisë Socialiste për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Megjithatë, Shehaj thekson se ky vendim është vetmja gjë e mirë që presidenti Meta ka bërë.

“Vlen për t’u përshëndetur vendimi i presidentit Meta, me në fund e bëri një gjë të mirë”, shprehet Shehaj.

Pavarësisht vendimit të Metës, mazhoranca e majtë do të ketë sërish mundësi në shtator që të votojë për të njëjtin ligj. Gjithsesi, deputeti Shehaj paralajmëron vazhdimin e kësaj lufte për mbrojtjen e teatrit deri në ngujim.

“Teatri është akoma në këmbë. Ligji Veliaj-Rama-Fusha nuk u dekretua, por çakenjtë e pangopur nuk kanë për të hequr dorë. Lufta vazhdon në vjeshtë, deri në ngujim”, deklaron deputeti demokrat.

Të fundit