Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD: Mos duhet të presim emërimin e Olsi Ramës si drejtor të Policisë së Shtetit?

Deputeti i PD: Mos duhet të presim emërimin e Olsi Ramës si

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu e konsideron emërimin e Sandër Lleshit në postin e zv/ministrit, si përpjekje të kryeministrit Edi Rama për të qenë urdhëruesi i çdo akti në Ministrinë e Brendshme.

Balliu ironizon kur pyet nëse shqiptarët duhet të presin që edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, të emërohet në krye të Policisë së Shtetit, pasi siç thotë deputeti demokrat, "nga Edi Rama dhe banda e tij të gjitha i pret."

Reagimi i Klevis Balliut:

QEVERIA VAJMEDET

Edi Rama këmbëngul që Ministrinë e Brendshme tja lërë në dorë KUKULLËS Sandër Lleshi. Edhe pse Presidenti nuk e dekretoj për Ministër, Rama e emëron Lleshin Zv Ministër. Natyrisht për të qenë vetë Kryeministri urdhëruesi i çdo akti në këtë ministri.

Mos ndoshta tashmë duhet të presim edhe emërimin e Olsi Ramës si Drejtor të Policisë së Shtetit!?

Nga Edi Rama dhe banda e tij të gjitha i pret.

Të fundit