Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD në Prokurori për ‘kallëzim të rremë’, ish-ministri: Turp e faqja e zezë!

Deputeti i PD në Prokurori për ‘kallëzim të

Ish-ministri i Drejtësisë dhe juristi Ylli Manjani i ka dalë në krah deputetit të PD, Ervin Salianji, pasi ky i fundit publikoi dy net më parë një video-përgjim të ri, ku shfaqej Fredi Alizoti, aktori ‘aktori’ i supozuar i ‘çështjes Babale” i cili pranon se është kërcënuar dhe ofertuar nga eksponentë të lartë të mazhorancës dhe të Policisë.

Salianji është thirrur dje në Prokurori për të dëshmuar, pasi akuzohet për ‘kallëzim të rremë, sa i takon dosjes ‘Babalja’.

Në një postim në ‘facebook’, Manjani reagon duke e cilësuar të turpshëm këtë kërkesë të Prokurorisë, në kushtet kur deputeti nuk ka bërë asnjë kallëzim.

“Epo të akuzohesh për Kallëzim të Rremë pa bërë fare Kallëzim, vetëm prokuroria politike e Ed Ramës mund ta bëjë!

Turp e faqja e zezë!”, shkruan Manjani.

Të fundit