Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD për mbledhjen e Kryesisë së PS: Kur nuk ke çfarë t’i bësh gomarit i bie samarit

Deputeti i PD për mbledhjen e Kryesisë së PS: Kur nuk ke

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një status në “Facebook”, shkruan se nga mbledhja e Kryesisë së PS vijnë zëra se po “kryqëzohet” FRESSH-i për protestat e studentëve.

Shehu paralelizon situatën me shprehjen “kur nuk ke çfarë t’i bësh gomarit i bie samarit”, duke thënë se sipas PS, edhe për keq-qeverisjen e paskan fajin të rinjtë.

Postimi i plotë:

Vijnë zëra se mbledhja e Kryesisë së PS po “kryqëzon” FRESH-in për protestat e studenteve!

Nuk thonë kot “kur nuk ke çfarë t’i bësh gomarit i bie samarit”.

Në një vend, që është i gjithë në kolaps, ku ekonomia po shkon në “pikiatë”, ku sektorët socialë si arsimi e shëndetësia u nisën për “falas” e përfunduan “karrakatina” me pagesë, ku korrupsioni devijon edhe lumenj, ku krimi e droga komandojnë institucionet, ku nuk ka as Gjykatë Kushtetuese e as të Lartë etj etj, e paskan fajin të rinjtë, FRESH-ista apo jo këta!

Dhe ku 70% e popullsisë aspiron vetëm si të largohet nga “sytë këmbët”….

Dhe përsëri fajin për të gjitha këto e paska FRESH-i!

Kjo është çudia e sotme, që vetëm do të shtojë dilemën e qytetarëve: “Të jesh apo të mos jesh” më në Shqipërinë e Rilindjes?!

Të fundit