Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD për Ramën dhe Veliajn: Numëroni milionat që iu grabisni “shpellarëve” dhe “vulgarëve”

Deputeti i PD për Ramën dhe Veliajn: Numëroni milionat që iu

Deputeti i PD Edi Paloka, me anë të një postimi në “Facebook”, akuzon Ramën dhe Veliajn për prishjen e stadiumit dhe teatrit, heqjen e Shqiponjës dhe planin për prishjen e shtëpive në Unazën e Re.

Sipas Palokës, Veliaj jo vetëm i kërcënon banorët se do t’i nxjerrë me gjithë fëmijë në rrugë, por i quan edhe “shpellar”.

“Pastaj ulen bashkë e duke u zgërdhirë , numërojnë milionat që ju grabisin çdo ditë “shpellarëve” dhe “vulgarëve”,  shprehet Paloka për Ramën dhe Veliajn.

Postimi i plotë:

I palari thonjëpaprerë, ai që si “artist” kryeveprën e tij ka pallatin me shigjeta dhe bunkerët; prish stadiumin, pregatitet të prishë dhe teatrin .Pastaj simbolin kombëtar, që me krenari e mbajmë prej më shumë se 500 vjet, e quan “vulgaritet”.

Kuçkovari i mamit , velina e bashkisë , që nga kasollja e ushtrisë ku e rriti mami, kaloi drejt e në vilë pa bërë asnjë orë pune, jo vetëm kërcënon se do të të nxjerrë me gjithë fëmijë në rrugë por të quan edhe “shpellar”.

Pastaj ulen bashkë e duke u zgërdhirë , numërojnë milionat që ju grabisin çdo ditë “shpellarëve” dhe “vulgarëve”.

Të fundit