Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD: Policia po ndalon autobusët për t`ju bërë presion, sot është dita e përballjes

Deputeti i PD: Policia po ndalon autobusët për t`ju bërë

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka thënë për Ora Neës se qytetarë të shumtë janë nisur drejt Tiranës. Spahia është shprehur se policia ka ndaluar autobusët dhe furgonët e qytetarëve pa asnjë arsye, por për të bërë presion.

"Pa pasur një mëngjes një fluks të jashtëzakonshëm të qytetarëve drejt Tiranës.  Me mijëra qytetarë shkodranë janë nisur drejt Tiranës në mënyrë të organizuar, por edhe me mjete private. Ne i kemi shoqëruar. Ka pasur disa postblloqe policie, të cilët i kanë ndaluar mjetet pa arsye konkrete, për të bërë presion. Kjo ishte për të bërë presion ndaj qytetarëve. Ishte një tentative e dështuar e organeve të rendit për të frenuar këtë fluks të qytetarëve. Asgjë nuk e ndalon dot lumin e qytetarëve që po vijnë të përballen me një bandë. Sot do të përballen njerëz të inkriminuar, njerëz të korruptuar me të vërtetën, me zërin e qytetarit shqiptar. Sot është dita e përballjes,"- është shprehur Spahia për Ora News.

Të fundit