Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD publikon foton: Rama dhe shumica e tij rrëzuan p/ligjin për librat falas

Deputeti i PD publikon foton: Rama dhe shumica e tij rrëzuan p/ligjin

Prej ditësh, qeveria e Ramës propagandon nismën më të re të librave falas për fëmijët e shkollës fillore si produkt i mandatit të tij qeverisës.

Por në fakt, deputeti i PD, Luçiano Boçi i kujton kryeministrit se nisma u propozua në fillim të këtij viti nga PD, por u rrëzua si projektligj nga vetë Rama dhe deputetët e tij, siç duket edhe nga kjo foto.

“I vënë me shpatulla pas murit nga opinioni publik, Rama u detyrua të bëjë një lëshim, për tekste “në përdorim” për klasat 1 deri në 4”, shkruan deputeti në një reagim në rrjetet sociale.

Reagimi:

FOTO QE FLET ME SHUME SE RAMA

Tekstet falas që nuk janë sot aq falas, por me qira, Rama po i mvesh me aq propagandë, sa ta shpif.

Qartë dhe saktë propozimi ligjor për tekste falas, për të gjithë sistemin parauniversitar, u bë nga Partia Demokratike në seancën e dt 1 Shkurt 2018.

Propozimi ynë nuk ishte as me kthim, as me fshirje me gomë, as me pagesë në rast dëmtimi, por pastër dhe drejt; dhënie tekstesh pa pagesë për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, siç e kanë vendet me arsim të përparuar në Rajon e Europë.

Propozimi ynë me urdhër të Ramës, për turpin e tij dhe atyre që votuan kundër, u hodh poshtë me kartona, siç e jep fotoja dhe u shoqërua me përplasje në sallë.

I vënë me shpatulla pas murit nga opinioni publik, Rama u deturua të bëjë një lëshim, për tekste “në përdorim” për klasat 1 deri në 4.

Sot bën sikur harron dhe përpiqet të na shfaqet si bamirës dhe vizionar.

Uria Hipi, personazhi simbol i famshëm i intrigës, do ndjehej shumë inferior përballë hipokrizisë së Ramës.

Foto e momentit të votimit kundër, flet më mirë se mijëra zbukurimet e Ramës për tekstet.

Ajo dëshmon se Rama mbetet ai që është:

Kryeministri që shkatërron falas, madje me kosto në kurriz të tyre, me krim, pasiguri, me korrupsion, cdo ditë të ardhmen e fëmijëve.

Të fundit