Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD publikon kartelën klinike të Edi Ramës dhe ironizon me vargjet e Dritero Agollit     

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka publikuar sot kartelën klinike të kryeministrit Rama, që vërteton se ka qenë i shtruar në pavionin e neurologjisë pranë spitalit pesë gjatë viteve 1991-1997.

Një kopje e kartelës është bërë publike në rrjetet sociale nga deputeti i PD, Gent Strazimiri. Në këtë kartelë duket qartë se i përket Edi Ramës dhe kur mjekët shkruajnë se del i përmirësuar nga spitali. Bëhet fjalë për datën 18.01.1982.

Po ashtu, në kartelë mjekët kërkojnë që pacienti i tyre të bëjë një kontroll i vazhdueshëm çdo tre muaj.

Ndërkohë, krahas këtij dokumenti, deputeti Strazimiri ironizon me vargjet e Dritero Agollit:

“Në vendin tim,

Në vendin tënd,

Një i çmendur,

gjithë vendin çmend!”.

 

 

Të fundit