Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD: Rama mblodhi vajzat e administratës në një autobus për t’i bërë shoqëri rrugës

Deputeti dhe nënkryetari i PD, Edi Paloka shkruan në një status në rrjetet sociale se kryeministri Rama detyron banorët e Kukësit të paguajnë taksë në shtëpinë e tyre, ndërsa ai vetë jo.

Sipas Palokës, mbrëmë kaloi traun kur u kthye nga Kosova dhe as ai, e as një autobus sipas tij me vajza nga administrata, nuk e kanë paguar detyrimin e Rrugës së Kombit.

“’Patrioti’ që ju ka vënë traun shqiptarëve të Kosovës, që detyron dhe kuksianët të paguajnë në shtëpinë e tyre, sapo kaloi me gjithë eskortën e tij të stërmadhe pa paguar asnjë qindarkë tek trau, as ai , as vajzat e administratës që i ka mbledhur në një autobus për t’i bërë shoqëri rrugës...”, shkruan Paloka.

Të fundit