Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD: Rama në hall cilën të kandidojë, velinën me diplomë të kopjuar, apo atë me diplomë false

Deputeti i PD: Rama në hall cilën të kandidojë, velinën

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar votimin e buxhetit për vitin 2019 një ditë më parë në Parlament.

Në një reagim në rrjetet sociale, Paloka ironizon duke krahasuar trazirat në Paris nga protestuesit, sipas tij vetëm për pak cent të ngritura në taksën e karburanteve, ndërsa në Shqipëri “Parlamenti kalon një paketë taksash dhe një buxhet që rrëmben dhe qindarkat e fundit nga xhepat e shqiptarëve për t’ju a kaluar me PPP pesë miqve të tij”.

Reagimi:

Francezët për pak cent , janë ngritur në këmbë popull e polici bashkë... dhe nuk janë populli më i varfër i Evropës...

Rama kalon në Parlament një paketë taksash dhe një buxhet që rrëmben dhe qindarkat e fundit nga xhepat e shqiptarëve për t’ju a kaluar me PPP pesë miqve të tij ( praktikisht për ti kaluar në xhepin e tij) ndërkohë që nxjerr në rrugë qindra familje pa ju dhënë asnjë cent... por këtu janë në hall se kë nga velinat e tij do kandidojë Rama; atë me diplomë të kopjuar apo atë me diplomë false...

Të fundit