Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD replikon me Ramën pas deklaratës në Tepelenë: Pyete Tërmetin, si po ecën kultivimi i hashashit?

Deputeti i PD replikon me Ramën pas deklaratës në Tepelenë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas premtimit të kryeministrit Edi Rama se bypassi i Tepelenës do të përfundojë brenda këtij mandati qeverisës.

Shehu thotë se Rama po kërkon të harxhojë shumë miliona euro për një projekt që sipas tij nuk plotëson standardet e një bypass-i. Ai i kujton kryeministrit edhe disa projekte të tjera si rruga Kardhiq-Delvinë dhe bypassi i Fierit, të cilat janë lënë në harresë.

Në fund, Tritan Shehu i sugjeron Ramës që të pyesë kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin, se si ka ecur këtë vit kultivimi i kanabisit.

Reagimi i Tritan Shehut:

Kryeministri yne « surealist » kerkon qe shqiptaret ta shikojne Shqiperine, Tepelenen, Gjirokastren vetem nepermjet syzave te tij 3D!

Mbasi publikuat sot ne fb tuaj nje vizatim foshnjarak ne 3D per te ashtuquajturin « by pass » te Tepelenes, jeni rruges duke shkuar vete aty per te mashtruar njerrezit...

Nje By pass ky qe vetem By pass nuk eshte.

Kerkoni te harxhoni shume miliona Euro per disa riparime te rutullimit ekzistues te Sheshi Ali Pasha, per disa troture poshte Kalase, qe vetem riparim u duhet, per nje « riveshje » te rruges 2 km e veshje me peme te saj, kur aty peme ka me shumice etj si keto.

Ky qenka By Pass i Tepelenes i shpallur me shume zhurme nga ju disa muaj me pare, punimet e te cilit do fillonin prej kohesh!!!

Po rruga Kardhiq- Delvine ku eshte, e keni deklaruar disa here ne 3 D?!

Dicka, kur t’i afroheni Fierit kujtohuni edhe per ate By Pass te vertete aty; e keni harruar prej 5 vitesh? Se paku na ngushelloni me 3 D!

Dhe se fundi, gjate festes se sotme qe do keni me Termetin, pyeteni ate se si po ecen tashti kultivimi masiv i Kanabisit, prej Tepelene ne Vlore, duhet te jete mire i informuar, e ka per detyre edhe sipas ligjit.

Të fundit